Telegrafi

Italia dominon pjesën e parë ndaj Austrisë, por nuk ia arrin të shënojë

Italia dhe Austria kanë luajtur baras në 45 minutat e parë në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e EURO 2020.

Italianët kishin tri raste të mira në këtë pjesëlojë, ndërsa austriakët asnjë.

I pari provoi Nicolo Barella që gjuajti në minutën e 17-të, por goditja e tij u prit nga portieri.

Në minutën e 32-të kemi mundur ta shohim njëri nga golat më të bukur në Euro 2020, por goditja e Ciro Immobiles u ndal në shtyllë.

Krejt në fund Leandro Spinazzola gjuajti bukur, por portieri ishte në vend.

Italia dominoi edhe me posedim, por i mungoi vetëm goli./Telegrafi/