Italia dhe Zvicra luajtën baras 1-1 në kualifikimet për Katar 2022, duke bërë që se fituesi i Grupit C të vendoset në raundin e fundit.
Pak do të kishin parashikuar që Italia dhe Zvicra të ishin të barabartë me pikë në këtë pjesë të garës.
Zvicra madje mori epërsinë në minutën e 11-të, kur Noah Okafor ktheu topin te Silvan Widmer, i cili mposhti Gianluigi Donnarumma me një goditje të fortë.
Megjithatë, goli i barazimit nuk ishte shumë larg dhe erdhi kur Lorenzo Insigne gjeti Giovanni Di Lorenzo, i cili shënoi për 1-1.
https://www.youtube.com/watch?v=23qxncVa7wI&ab_channel=DanielF%C3%BAtbolHD
Edhe pjesa e dytë ishte shumë e mirë ku nuk munguan rastet.
Insigne rrezikoi në minutën e 76-të, por nuk kishte sukses.
Berardi ftoi një penallti në minutën e 87-të, po që nga pika e bardhë nuk ishte i saktë Jorginho që gjuajti mbi portë.
https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1459273796821606406
Italia mbetet lider fal golavarezhit, por ndeshjet e fundit do ta vendosin se cila do të shkojë direkt në Katar. /Telegrafi/