Italia dhe Spanja kanë barazuar me rezultat 1-1 në takimin kualifikues për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Në këtë takim spanjollët ishin dukshëm më të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Spanja shënoi në minutën e 55-të me anë të Victor Vitolos pas një asistimi të bukur nga Sergio Busquet, ndërsa Daniele De Rossi barazoi në minutën e 82-të nga pika e bardhë.
Pas këtij barazimi në Grup G prinë Shqipëria në gjashtë pikë, kurse Spanja dhe Italia kanë nga katër pikë. Izraeli ka tre pikë, ndërsa pa pikë janë Maqedonia dhe Lihtenshtajni. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4bXeHoJYtbA
https://www.youtube.com/watch?v=DAhb-tq7YW0