Italia dhe Spanja kanë barazuar me rezultat 1-1 në miqësoren e zhvilluar në Friuli të Udines.
Të dyja ekipet u përballën në takimin përgatitor para Euro 2016.
Pjesa e parë ishte monotone, me dominim të Italisë në raste, por pa konkretizim.
Në pjesën e dytë Spanja insistoi më shumë, por Italia kaloi e para në epërsi.
Giaccherini gjeti Insignen i cili realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Azzurëve (68′).
Vetëm dy minuta më vonë (70′) Audriz shënoi nga një pozitë e dyshimtë për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Ky duel nuk ka aspak rëndësi, thjesht është matës i forcave përgatitore para dueleve në Euro 2016. /Telegrafi/
Itali 1:1 SpanjëAritz Aduriz
Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 24 March 2016
Itali 1-0 SpanjëInsigne
Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 24 March 2016