Telegrafi

Italia dhe Spanja, jo vetëm për fitore, por edhe për rekord (Foto)

Kombëtarja italiane dhe ajo spanjolle do ta luajnë edhe për rekord ndeshjen e sotme të Euro 2016.

Nuk do të jetë vetëm një fitore e thjeshtë ndeshje e sotme në mes të Italisë edhe Spanjës për 1\8-tën e Euro 2016.

Kjo pasi dy kombëtaret kanë luajtur plot 35 takime në mes vetes deri më tani në të gjitha turnet dhe miqësoret, duke qenë të barabarta.

Nga këto ndeshje, Spanja i ka fituar 10-të ndeshje, po aq sa edhe Italia, ndërsa 15 takime kanë përfunduar me barazim.

Megjithatë, Italia ka katër gola më shumë të shënuara, me gjithsej 40 të shënuara, teksa kombëtarja e Spanjës ka shënuar 36 sosh. /Telegrafi/