Site icon Telegrafi

Italia dhe Spanja barazojnë në 90 minuta, ndeshja shkon në vazhdime

Italia dhe Spanja kanë barazuar 1-1 në kohën e rregullt në gjysmëfinalen e Euro 2020 për të shkuar në vazhdime.  

Edhe pse të dy skuadrat provuan shumë në pjesën e parë, rrjetat mbetën të paprekura.

Spanja rastin më të mirë e kishte në minutën e 25-të, kur Dani Olmo gjuajti bukur nga brenda zonës, ndërsa edhe më bukur priti Gio Donnarumma.

Italiani goditjen e parë serioze e kishte në minutën e 45-të, kur Emerson gjuajti nga një pozitë e vështirë, por topi u ndal në shtyllë.

Në pjesën e dytë ishte loja edhe më e bukur.

Sërish ishte Spanja që rrezikoi e para, ku Sergio Busquets gjuajti nga distanca, por topi shkoi pak mbi portë.

Italia shfrytëzoi një kundërsulm në mënyrën më të mirë, kur Federico Chiesa shënoi në portën e Unai Simon në minutën e 60-të për 1-0.

https://twitter.com/LfcLatch/status/1412506846045249540

Sërish Chiesa asistoi bukur kësaj radhe te Domenico Berardi i cili gjuan, por goditja e tij ndalet nga Simon.

Spanja filloi trusni të madhe në fundin e ndeshjes, dhe kjo iu shpërblye, pasi që Alvaro Morata shënoi për 1-1.

https://twitter.com/fangazzetta/status/1412511277734313995

Deri në fund nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në vazhdime, nga ku do të mësohet finalisti./Telegrafi/

Exit mobile version