Telegrafi

Italia dhe Gjermania ndahen në paqe

Italia dhe Gjermania kanë zhvillua një ndeshje të mirë, por nuk kanë arritur të asnjë gol edhe pse rastet nuk munguan.

Në ndeshjen që u konsiderua si miqësore luksi të dy skuadrat provuan elemente të reja që në të ardhmen do të bartin fanellën e të dy kombëtareve të mëdha.

Italianët provuan të parët me Belottin, ndërsa gjermanët u kundërpërgjigjen me Goretzkan.

Ky i fundit provoi edhe një herë  nga 25 metra, por Buffon ishte në vend.

Në funt të pjesës së parë provoi edhe Muller por gjuajtja e tij u prit nga mbrojtja.

Në pjesën e dytë Italia ishte më e mirë.

Beloti provoi disa herë të shënoj por pa sukses.

Tast të mirë kishte edhe Bernardeschi, që dërgoi topin në duart e Lenos.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte sulmuesi i Torinos, Belloti, që goditi bukur shtyllën.

Edhe pse të dy skuadrat provuan ndeshja u mbyll 0-0. /Telegrafi/