Italia dhe Gjermania kanë barazuar 1-1 në ndeshjen hapëse të grupit 3 në Ligën e Kombeve A.
Pjesa e parë edhe pse kishte raste, nuk solli gola.
Serge Gnabry rrezikoi dy herë për Gjermaninë, ndërsa Gianluca Scamacca rrezikoi për Italinë.
⏱️ HT – Goalless at the break.#ITAGER #NationsLeague #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/QeAjnzFuic
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) June 4, 2022
Italianët e nisën më mirë pjesën e dytë me Scamaca e Matteo Politanon që rrezikuan.
Goli erdhi në minutën e 70-të kur i riu Wilfred Gnonto asistoi te Lorenzo Pellegrini i cili shënoi për 1-0.
Por gjermanët barazuan pas te minutash, kur Joshua Kimmich shënoi pas një tollovi në zonë.
https://twitter.com/fotsthblue/status/1533185500177215491
Gjermanët kishin dy raste të tjera pas golit, por që nuk ishin të saktë në momentet vendimtare.
Skuadrat në fund ndanë nga një pikë për të vazhduar luftën për pozitën e parë me Anglinë dhe Hungarinë. /Telegrafi/