Italianët janë duke shkëlqyer në “Euro 2020” dhe kanë arritur deri në finale, ku do të përballen me Anglinë.
Azzurët po dallohen me lojë ekipore, ku nuk ka rëndësi individi, por grupi në tërësi dhe sukseset ekipore po vijnë në shprehje para atyre individuale të futbollistëve.
Këtë e dëshmon edhe fakti që Italia ka pesë futbollistë aktualisht që kanë shënuar së paku dy gola në këtë Kampionat Evropian: Federico Chiesa, Mateo Pessina, Lorenzo Insigne, Ciro Immobile dhe Manuel Locatelli.
🇮🇹 Italy have become the second side in EURO history to have 5 different players (Chiesa, Pessina, Insigne, Immobile & Locatelli) score 2+ goals in a single competition, after France in 2000 ⚽️🔥#EURO2020 pic.twitter.com/YaPvt3xMeV
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 8, 2021
Italianët kanë barazuar rekordin e Francës që e kishte vendosur në “Euro 2000” ku pesë futbollistë të tyre realizuan së paku nga dy gola në atë kompeticion.
Italia ka shënuar 12 gola deri më tani, gjë që nuk e kishte bërë asnjëherë më parë.
Përveç golashënuesve më lartë, një gol e kanë shënuar edhe Nicolo Barella, ndërsa është shënuar edhe një autogol nga Merih Demiral në favor të Italisë /Telegrafi/