Telegrafi

Itali – Spanjë, gjysmëfinalja e parë – mësohet orari i ndeshjes

Është mësuar çifti i parë gjysmëfinal i Kampionatit Evropian, ku Italia dhe Spanja do të takohen mes vete. 

Spanja arriti të kualifikohet falë penalltive duke e mposhtur Zvicrën (3-1), pasi në 120 minuta ishte 1-1.

Në anën tjetër Italia ka mposhtur Belgjikën me rezultat 2-1, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Ndeshja gjysmëfinale do të luhet me 6 korrik në Wembley të Londrës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00. /Telegrafi/