Italia dominon pjesën e parë, ndërsa Austria ishte e rrezikshme në pjesën e dytë, por nuk ia arritën të shënojnë asnjëra.
Italia dhe Austria kanë luajtur baras në 90 minutat e ndeshjes të vlefshme për 1/8 e EURO 2020, ndërsa tani do të zhvillohen vazhdimet.
Italianët kishin tri raste të mira në këtë pjesëlojë, ndërsa austriakët asnjë.
I pari provoi Nicolo Barella që gjuajti në minutën e 17-të, por goditja e tij u prit nga portieri.
Në minutën e 32-të kemi mundur ta shohim njëri nga golat më të bukur në Euro 2020, por goditja e Ciro Immobiles u ndal në shtyllë.
IMMOBILE!!!! #ITA pic.twitter.com/9m9oS57uwi
— losmadridistas (@losmadridistas2) June 26, 2021
Krejt në fund Leandro Spinazzola gjuajti bukur, por portieri ishte në vend.
Italia dominoi në pjesën e parë edhe me posedim, por i mungoi vetëm goli.
Në pjesën e dytë Austria u lirua paksa nga presioni i italianëve.
David Alaba kishte rast të mirë në minutën e 52-të nga goditja e dënimit, por topi shkoi pak mbi portë.
Austria shënoi në minutën e 65-të me Arnautovic, por goli i tij u anulua për pozitë jashtëloje.
Italia kishte dy raste të mira me Inisignen dhe Berardin por goditjet e të dyjave shkuan jashtë porte.
Tani skuadrat do ta kërkojnë fitoren në vazhdime. /Telegrafi/