Telegrafi

Istogu mposht Llapin, shpreson në mbijetesë

Skuadra nga rrafshi i Dukagjinit, Istogu ka shënuar fitore tejet të vlefshme në shtëpi ndaj Llapit.

‘Troftat’, kanë qenë më të fortë se mysafirët nga Podujeva pothuajse gjatë gjithë ndeshjes duke triumfuar në fund me rezultat 2-0.

Golin e epërsisë Istogu e arriti vetëm pas 17 minutave lojë, kur Fatlum Gashi harkoi bukur dhe me kokë shënoi Selim Bajramaj për 1-0.

Deri në fund të pjesës së parë mysafirët kishin rast të barazonin nëpërmjet Enis Zabërgjes dhe vendasit të shënonin edhe një gol me Dukagjin Gashin por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi, por gola nuk pati deri në minutën e 81-të

Ishte futbollisti vendas Agron Bruqi që shënoi golin e dytë për ‘troftat’, dhe për tri pikë tejet të mëdha.

Pas kësaj fitore Istogu ka grumbulluar 24 pikë dhe është ngritur në pozitën e 11-të tabelë. /Telegrafi/