Telegrafi

Istogu merr lajmin më të mirë të vitit

Istogu ka marr një lajm të mirë të enjten në mesditë.

Skuadrës që po drejtohet nga trajneri, Genc Hoxha, sonte do ti vijnë dy futbollist nga Kongo, të cilët janë duke i pritur që një kohë të gjatë.

Ndërkaq, kongolezi i tretë pritet të vije të premten.

Kështu thuhet në njoftimin e Istogut, transmeton Gazeta Tribuna.

“Sonte në ora 20:00 pritet që të zbarkojnë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, përforcimet që i ka kryer Istogu, bëhet fjalë për futbollistët afrikanë që vijnë nga Kongo. Sonte do të vijnë dy futbollistë, ndërsa i treti do të vijë nesër.

Këta tre futbollistë mjaft kualitativë pritet që ti ndihmojnë shumë Istogut, në rrugën e saj drejt sigurimit të mbijetesës. Futbollistët nga Kongo janë: dy sulmues dhe njëri qendërmbrojtës”, thuhet në njoftimin.

Ndryshe, Istogu zë vendin e fundit në Superligë dhe deri në fund me të gjitha forcat do të luftojë për mbetje në elitën e futbollit të Kosovës.