Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rajonit të Pejës, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit dhe realizimin e projekteve investive.
Ndërprerjet janë planifikuar për datën 5 mars 2025 dhe do të ndikojnë në disa fshatra dhe zona të ndryshme.
Istogu: Ndërprerje për siguri të sistemit
Data dhe Ora: 5 Mars 2025, nga ora 10:30 deri 14:30
Zona të Prekura: Istogu i Poshtëm, Muzhevinë Arifaj, Muzhevinë Blakaj, Muzhevinë Gateri, Muzhevinë 1, Ukaj, Dragolevc i Ulët, Luga Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatoll, Muzhevinë Balaj, Kabashët Tomoc, Sylaj Balaj, Llugë, Istogu ETC, Muzhevinë Jahaj dhe Dragolevc e Reja.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe bartja e rrjetit të tensionit të mesëm në shtylla të vendosura.
Klina: Ndërprerje për energjizim të asetit të ri
Data dhe Ora: 5 Mars 2025, nga ora 10:00 deri 15:00
Zona të Prekura: Pogragjë, Qupevë, Jellovc, Resnik, Jashanica, si dhe Led Light Tehnology-BRRE.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe energjizim i asetit të ri (trafostacion i ri 10/0.4 kV).
Deçan: Punime investive për përmirësimin e infrastrukturës
Data dhe Ora: 5 Mars 2025, nga ora 09:00 deri 17:00
Zona të Prekura: Lluka e Epërme, Lluke Gecaj, Pozhari, Gllogjan, Shaptej, Lumbardh, Irzniq, Ratishe, Gramaqel, Maznik.
Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i panelit të tensionit të ulët dhe ndarësit.
KEDS ka theksuar rëndësinë e këtyre punimeve për përmirësimin e infrastrukturës elektrike dhe sigurinë e sistemit. Ata ftojnë qytetarët e prekur nga këto ndërprerje të respektojnë oraret e planifikuara dhe të bëjnë kujdes gjatë kohës së ndërprerjes./Telegrafi/