Trajneri Ismet Munishi në sezonin e ardhshëm do të jetë në krye të Besës së Pejës.
Klubi pejan ka zbritur në Ligën e Parë për herë të parë që nga paslufta.
Pejanët janë duke punuar në rimëkëmbjen e klubit dhe për trajner kanë zgjedhur Ismet Munishin.
Është vetë trajneri që e ka zbuluar marrëveshjen me Besën në rrjetet sociale.
Munishi ka punë të madhe që ta ndërtojë një ekip nga fillimi edhe pse Peja njihet për futbollistë të shquar.
Ai edicionin e shkuar ka qenë pjesë e Vëllaznimin dhe Feronikelit.
Munishi ka drejtuar edhe klube si Drita, Hajvalia dhe Llamkos Kosova. /Telegrafi/