Ismet Munishi, trajneri i Dritës, dhe gjyqtari i Superligës, Bajram Gashi, kanë zbuluar të vërtetën e një video-skandali.
Në një video të publikuar nga “IndeksOnline” shihen trajneri i Dritës, Ismet Munishi, dhe gjyqtari Bajram Gashi. Ky i fundit, gjatë bisedës, mburret që vitin e kaluar ia ka siguruar fitoren Dritës ndaj Prishtinës.
Madje, kjo bisedë ishte bërë në prani të delegatit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Ali Ajetit. Por, akterët e përfshirë në këtë vieo-skandal kanë dhënë versionet e tyre, derisa thotë se “ishin vetëm llafe të kafeve”
“Unë kam dal në kafe me Bajram Gashin dhe Edmond Zeqirin, për t’u pajtuar pasi kemi pasur probleme. Madje, unë kam pasur edhe probleme familjare me njërin prej tyre”, ka deklaruar Munishi për Express.
“Videon e kam parë, dhe muhabetet kanë qenë muhabete të kafeve, në të vërtetë nuk ka ndodhur ashtu. Deri më tani është parë se sa na kanë ndihmuar gjyqtarët neve”, ka theksuar Munishi.