Telegrafi

Ismajli dhe Rrahmani me paraqitje të mira, statistikat e tyre në ndeshjen Empoli-Napoli

Napoli ka shënuar fitore si mysafir i Empolit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 24-të në Serie A, ku gjatë gjithë ndeshjes luajtën Amir Rrahmani dhe Ardian Ismajli.

Ky i fundit devijoi një top në portën e tij për golin e parë të ndeshjes, ndërsa golin e dytë e shënoi Victor Osimhen.

Edhe pse shënoi autogol, Ismajli u vlerësua lartë për lojën e tij, me notën 7.3.

Ai kishte gjashtë spastrime, katër ndërhyrje në top, dy aksione të ndërprera dhe fitoi shtatë nga shtatë duelet në fushë.

Në anën tjetër Amir Rrahmani u vlerësua me notën 7.1.

Ai kishte dy ndërhyrje në top, një gjuajtje të bllokuar, dy topa të gjatë të saktë, ndërs anë duele kishte fituar dy nga kaër. /Telegrafi/