Site icon Telegrafi

Ismaili e Idrizi premtojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Vushtrri

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kanë vizituar spitalin “Sheikh Zayed” dhe Qendrën e Urgjencës, në kuadër të Kujdesit Primar Shëndetësor.

Gjatë kësaj vizite Ismaili u ka siguruar se gjatë vitit 2018 do të ketë rritje të stafit dhe furnizim të plotë me barna.

Postimi i plotë i Ismailit në Facebook:

Në Vushtrri, së bashku me kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës, Ferit Idrizin, vizituam sot Spitalin “Sheikh Zayed” dhe Qendrën e Urgjencës, në kuadër të Kujdesit Primar Shëndetësor.
Bashkë me Ferit Idrizin, i siguruam se gjatë vitit 2018, në këto institucione do të ketë rritje të stafit profesional dhe, gjithashtu, edhe furnizim të plotë me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale.
Shërbimet mjekësore në Vushtrri do të vazhdojnë të përmirësohen.

Exit mobile version