Përfaqësuesja e Austrisë e ka përfunduar rrugëtimin e tyre në Euro 2016 me një humbje ndaj Islandës me rezultat 2-1.
Austriakët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por islandezët nuk u dorëzuan deri në fund.
Golin e vetëm në këtë takim për Austrinë e shënoi Alessandro Schopf, kurse lojtari i ndeshjes nga UEFA ishte Kari Arnason.
Me këtë rast Hungaria e përfundoi Grupin F në vendin e parë me pesë pikë, Islanda në të dytin me pesë pikë, kurse Portugalia në vendin e tretë me tre pikë. Kurse Austria në vendin e fundit me një pikë. /Telegrafi/
#ISL defender Kari Arnason is the @carlsberg Man of the Match ?#EURO2016 pic.twitter.com/iq0FqHOzWP
— UEFA EURO 2016 (@UEFAEURO) June 22, 2016