Site icon Telegrafi

Islanda nuk i frikësohet Francës

Surpriza e këtij Evropiani është padyshim Islanda, kombëtarja që prej një “autsajderi” po konsiderohet seriozisht si pretendent për titull.

Ishullorët kanë sot në mbrëmje provën e “zjarrit” përballë “gjelave” të Francës. Megjithëse transalpinët konsiderohen favoritë, islandezët nuk janë aspak të frikësuar.

Trajneri i Islandës, Lagerbak, shprehet se Franca është favorite për të kaluar në gjysmëfinale, por ekipi i tij do të zbresë në fushë me idenë se mund t’i mposhtë nikoqirët.

“Franca është favorite, por ata nuk janë përbindësha. E rëndësishme është të zbresim në fushë të vetëdijshëm se mund t’i mposhtim. Nëse luajmë mirë, mund t’u shkaktojmë shumë probleme”, shprehet trajneri i kombëtares islandeze.

Exit mobile version