Mrekullia Islandë ka pushtuar botën. Fitorja ndaj Anglinë në çerekfinalet e Francë 2016 ka hapur një kapitull të ri në futbollin e këtij shteti që nuk ka më shumë se 120 lojtarë profesionist.
Pavarësisht këtij numrit të vogël futbollistësh, mediat evropiane shkruajnë se Islanda po vjel frytet e investimit 16 vjeçar për infrastrukturën në futbollin vendas.
Janë ndërtuar 20 fusha futbolli të mbyllura, 150 fusha të vogla për fëmijët e moshave të ndryshme dhe 11 komplekse ku përveç stadiumit ka të përfshirë edhe fushën ku skuadra bën stërvitjen.
Sipas mediave një tjetër faktor i këtij suksesi është rëndësia që i është dhënë trajnimit. 70% e trajnerëve në Islandë kanë licensën B, ndërsa 23% licensën A të UEFA-s. Kjo gjë bën që islandezët të trajnohem mirë që në moshë të vogël, raporton tch.
Përfaqësuesja e këtij vendi drejtohet nga dy trajnerë suedezi Lars Lagerback dhe islandezi Heimir Hallgrimsson. Ky i fundit, është një dentist dhe në kohën kur nuk ka impenjime me kombëtaren ushtron këtë profesion. Ndërkohë zv/trajneri Benediktsson ka dhe një detyrë, është komentari i ndeshjeve të këtij evropiani për televizionin Islandez.
Portieri i përfaqësueses, Hannes Halldorsson i cili është një nga pikat e forta të skuadrës, është regjisor.
Madje ai ka bërë videoklipin e këngës me të cilën Islanda u përfaqësua në Eurovision 2012.