Site icon Telegrafi

Islanda fiton në fund dhe kualifikohet (Video)

Islanda ka fituar ndaj Austrisë me rezultat 2-1 dhe kështu është kualifikuar në fazën tjetër të Euro 2016.

Islandezët kaluan të parë në epërsi përmes golit Jon Dadi Bodvarsson, i cili shënuar golin e parë të takimit në minutën e 18-të.

Tetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, austriakët kishin rastin më të mirë për ta barazuar rezultatin.

Aleksander Dragovic nuk e konkretizoi një penalti pasi intervenoi saktë portieri, Hannes Halldorsson dhe kështu, 45 minutshi i parë përfundoi me epërsinë e islandezëve. Paraprakisht, David Alaba ishte ndalur në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë së islandezëve.

Është dashur të kalojnë 15 minuta në pjesën e dytë që të barazohet rezultati. Alessandro Schopf barazoi rezultatin pasi mori një pasim të saktë nga ana e mbrojtësit, Alaba.

Golin e fitores e fitores dhe të kualifikimit e shënoi Arnor Traustason në minutat shtesë të takimit.

Hungaria e mbyll si lider grupin me 5 pikë, Islanda në të dytin me pesë pikë, ndërsa Portugalia e treta me tri pikë.  /Telegraf

Exit mobile version