Telegrafi

ISIS konfirmon vdekjen e liderit – grupi prezanton udhëheqësin e ri

Grupi ISIS njoftoi të enjten vdekjen e liderit të tyre, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, i cili raportohet se u vra gjatë përleshjeve në veriperëndim të Sirisë.

Udhëheqësi “u vra pas përleshjeve të drejtpërdrejta” me grupin ekstremist Hayat Tahrir al-Sham në provincën Idlib, tha një zëdhënës i ISIS-it në një mesazh të publikuar në Telegram, pa specifikuar se kur u vra.

Zëdhënësi njoftoi se tashmë është zgjedhur udhëheqësi i ri i grupit – i pesti me radhë – Abi Hafsan al-Hashimi al-Qurashi, raporton aljazeera.

Pas një rritjeje në Irak dhe Siri në vitin 2014, ku grupi pushtojë territore të mëdha, ISIS pa rënien e “kalifatit” të vetëshpallur nën një valë ofensive.

Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi

Ajo u mund në Irak në vitin 2017 dhe dy vjet më vonë në Siri, por disa anëtarë ende kryejnë sulme në të dyja vendet.

Në nëntor të vitit të kaluar, ISIS kishte njoftuar për vdekjen e liderit të tretë me radhë Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashi.

Paraardhësi i tij, Abu Ibrahim al-Qurashi, u vra në shkurt të vitit të kaluar pas një sulmi amerikan në provincën Idlib.

Udhëheqësi i parë i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, u vra, gjithashtu në Idlib, në tetor të vitit 2019. /Telegrafi/