Të paktën 41 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur është bilanci më i fundit pas sulmit në një xhami në qytetin afgan të Kandaharit.
Mediat vendore raportojnë një deklaratë të shtetit islamik, ISIK-K, e cila ka marr përsipër sulmin vdekjeprurës.
Deklarata shtoi se dy luftëtarë të Shtetit Islamik vranë rojet e xhamisë, sulmuan brenda dhe hodhën veten në erë.
Theksojmë se kjo është java e dytë radhazi që terroristët kanë kryer një sulm në lutjet e së premtes dhe kanë vrarë dhjetëra besimtarë.
Ndryshe, talebanët tash e dy muaj kanë marr kontrollin e shtetit afgan pas largimit të forcave ndërkombëtare. /Telegrafi/
Purported video shows the scene at Fatemieh Imam Bargah in #Kandahar after an explosion was witnessed during prayers. #Afghanistan #Afghan #Kabul #Taliban #Talibans pic.twitter.com/vAW9oGqzCB
— The Pakistan Daily (@ThePakDaily) October 15, 2021