Telegrafi

Ishte ylli i ndeshjes – Gripshi thotë se kanë punuar shumë për një paraqitje të tillë

Foto: FC Ballkani/Arkiv

Nazmi Gripshi ishte më i miri te Ballkani, duke ndihmuar skuadrën në fitoren ndaj Larne në kuadër të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka fitoi 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shkuar kështu në takimin e dytë që luhet pas një jave me një presion më të vogël.

Pas ndeshjes, Gripshi që nxori penalltinë te goli i Albion Rrahmani, asistoi për Almir Kryeziun dhe shënoi për 3-0, ka thënë se kanë punuar shumë për një paraqitje të tillë.

Lexo po ashtu Armend Thaqi tregon me çfarë u përballë para ndeshjes në Ligën e Konferencës

“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë. E rëndësishme është që erdhëm te fitorja. Ata mbroheshin me gjashtë lojtarë, ndonjëherë edhe me shtatë”, ka thënë ai.

“I kemi parë pikat e dobëta të kundërshtarit dhe ishim të shpejtë me topin. Në fund, ia arritëm qëllimit. Golat i shënuam pas punës së madhe që kemi bërë gjithë javën”.

Lexo po ashtu Albion Rrahmani shpreson në suksesin e vitit të kaluar në Ligën e Konferencës

“Pas golit të tretë ra ritmi i shënimit të golave por ne qarkulluam topin për ta zënë kundërshtarin në befasi e të shënonim edhe ndonjë tjetër gol”.

“Nga ana tjetër, nuk u rrezikuam në mbrojtje”, është deklaruar më tej Gripshi. /Telegrafi/