Presidenti i Argjentinës ka dalë pozitiv me COVID-19, pavarësisht se bëri vaksinën ruse Sputnik V në muajin janar.
Alberto Fernandez, 62 vjeç, u vaksinua publikisht në një spital të Buenos Aires më 21 janar, por pati ethe dhe dhimbje koke të lehta të premten, duke e nxitur atë të testohej.
Fernandez tha se “‘Unë tashmë jam i izoluar, duke respektuar protokollin aktual dhe duke ndjekur udhëzimet e mjekut tim personal”.
“Unë kam kontaktuar njerëzit që kam takuar në 48 orët e fundit për të vlerësuar nëse ato janë të rrezikuar”, shtoi ai, raporton cnn.
Ekipi mjekësor i Presidentit tha se ai ishte ‘mirë, asimptomatik, me parametra brenda kufijve normalë’.
Fernández ka marrë të dyja dozat e vaksinës Sputnik, një në janar dhe e dyta në shkurt.