Erik Ten Hag u shkarkua ditë më parë nga pozita e trajnerit te Manchester United dhe klubi anglez tani e tutje do të udhëhiqet nga Ruben Amorim.
Trajneri holandez ka pasur një lidhje të fortë me portierin Andre Onana i cili ka thënë se u ndje keq me shkarkimin e Ten Hag.
“Kur dëgjova se Erik ten Hag po largohej, u ndjeva keq”, shpjegoi Andre Onana në konferencën për shtyp.
“Nuk është gjithmonë e lehtë për lojtarët të kuptojnë se kur një trajner po largohet. Por në fund të ditës, klubi duhet të marrë një vendim dhe ne duhet ta ndjekim”, tha portieri kamerunas.
Onana më pas reflektoi për mandatin e Ten Hag në Manchester United, ku së fundmi rezultatet nuk ishin më të mirat.
“Kam punuar me të, ai është një menaxher i mirë, kam një marrëdhënie shumë të mirë me të”.
“Pse gjërat nuk funksionuan këtu? Ne nuk fituam mjaftueshëm ndeshje, është e thjeshtë. Në nivel të lartë nuk është e lehtë dhe ndonjëherë duhet të paguash çmimin. Fatkeqësisht ishte ai që pagoi”.
“Lojtarët dhanë gjithçka, ne punuam shumë, u përpoqëm më të mirën, por thjesht nuk funksionoi”, u deklaroi portieri i Djajve të Kuq. /Telegrafi/