Me datë 8 tetor të vitit 2020, kishin nisur punimet në Eshtnores në Çabrat të Gjakovës, një monument historik i cili shërben si varrezë për luftëtarët e rënë nga Gjakova dhe rrethina, gjatë luftës antifashiste nacional-çlirimtare.
Rreth gjashtë muaj më parë Telegrafi, kishte raportuar për punimet që po zhvillohen në këtë projekt, për të cilin Komuna e Gjakovës kishte ndarë 70 mijë euro.
Sipas Komunës së Gjakovës, një nga arsyet se pse punimet në Eshtnore nuk kishin shkuar sipas planifikimeve, ishin sfidat me të cilat ishin përballur gjatë, pasi që kompania që ishte kontraktuar t’i kryente këto punime, nuk kishte arritur të bënte një gjë të tillë brenda afateve të përcaktuara kohore, dhe si pasojë e kësaj ishte Komuna e Gjakovës e kishte shkëputur kontratën me kompaninë e kontraktuar.
Punimet në këtë monument ishin pritur të përfundojnë brenda vitit 2025, ku si pjesë e projektit ishte paraparë që të rregullohej edhe pjesa brenda Eshtnores, e cila do të shërbente si muze. /Telegrafi/