Site icon Telegrafi

Ishte paralajmëruar si uragan: Stuhia e kategorisë së katërt goditi Nikaraguan

Një uragan i fuqishëm ka sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në brigjet e Karaibeve të Nikaraguas, dy javë pas një goditjeje tjetër stuhi shkatërruese.

Iota bëri zbritjen si një stuhi e kategorisë së katërt afër qytetit të Puerto Cabezas, ku pacientët duhej të evakuoheshin nga një spital i improvizuar pasi çatia pësoi çarje.

Banorët janë në strehimore dhe kanë frikë nga mungesa e ushqimit, raporton bbc.

Lexo po ashtu Uragani Iota pritet të godet fuqishëm Amerikën Qendrore

Stuhia është dobësuar dhe Honduras pritet të goditet gjatë mbrëmjes së ditës së martë (sonte).

Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së (NHC) tha se Iota tani është një stuhi e kategorisë së dytë, por paralajmëroi se mund të sillte valë të stuhisë kërcënuese për jetën, erëra katastrofike, përmbytje të shpejtë dhe rrëshqitje toke. /Telegrafi/

Exit mobile version