Site icon Telegrafi

Ishte paralajmëruar që do të finalizohej gjatë muajit nëntor, IP “Ganimete Tërbeshi” në Rezinë ende nuk është gati

Para se më shumë se një muaji ishte raportuar se objekti i Institucionit Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” që gjindet në Rezinë, do të finalizohej gjatë muajit nëntor, por tanimë kur jemi në muajin dhjetor punimet në këtë objekt ende nuk janë finalizuar.

Lexo po ashtu Objekti i IP ‘Ganimete Tërbeshi’ në Rezinë, pritet të funksionalizohet gjatë muajit nëntor

Gurthemeli i këtij objekti ishte vënë në muajin tetor të viti 2022, dhe investimet për këtë objekt i cili pritet të zë një sipërfaqe prej 1552 metrave katrorë janë realizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të cilat kapin vlerën e rreth 752 mijë eurove.

Duke u bazuar në sipërfaqen e këtij objekti, pas finalizimit të punimeve në këtë objekt, dhe pas funksionalizimit të këtij Institucioni Parashkollor, pjesë e këtij institucioni do të kenë mundësi të bëhen rreth 120 fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version