Pas dy muajsh të gjatë dhe të dhimbshëm pa futboll, mijëra njerëz u ulën para TV-ve të tyre për të shikuar ndeshjen Jeonbuk Motors – Suwon Bluewings.
K League i Koresë së Jugut sot filloi zyrtarisht pasi sezoni ishte pezulluar nga coronavirus dhe kampioni aktual Jeonbuk, që ka fituar pesë nga gjashtë titujt e e fundit e zhvilloi ndeshjen e parë në Stadiumin Jeonju.
BBC në faqen e tyre zyrtare kishin vendosur ta transmetonin ndeshjen, ku mbi 20 mijë shikues ishin në faqe.
Shumë tifozë kanë shkruar fjalë të mirë pasi kishin muaj pa parë futboll.
Ishte ndeshje e vetme drejtpërdrejtë – përballja e parë pas coronavitusit në K League të Koresë së Veriut shikohet nga më shumë se 20 mijë njerëz.
Ndeshja ishte interesante pasi kur dy ekipet u futën në fushë u përshëndetën në mënyrë vërtetë interesante u nuk i dhanë dorën njëri-tjetrit, por ruajtën distancën e sigurisë.
Ndeshja mbyll me fitoren 1-0 të Jeonbuk me një gol të 41-vjeçarit Lee Dong-gook.
Ky i fundit është pjesë e historisë së futbollit korean pasi ka shënuar të paktën një gol në K-League në 22 sezone rresht që prej vitit 1998. /Telegrafi/