Site icon Telegrafi

Ishte ndalur për ta mbushur veturën në pompë, momenti kur vetura e polices argjentinase që kishte 20 kilogramë kokainë hidhet në erë

Ky është momenti kur një veturë e policisë në Argjentinë e mbushur me kokainë që kapte vlerën e 2 milionë dollarëve, hidhet në erë në një pompë të derivateve.

Sipas mediave argjentinase, vetura e rreshteres Sofia Esther Chaparros kishte 20 kilogramë drogë, dhe se në momentin e shpërthimit ishte me tre fëmijët e saj, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi ka ndodhur në provincën Oran. E nga policia në Buenos Aires kanë bërë të ditur se Chaparros dhe tre fëmijët e saj në ato momente nuk ishin në veturë dhe se ishte ndalur për ta mbushur me veturën me naftë.

E pas shpërthimit, kalimtarët e rastit u shtrinë në tokë të mbuluar me një pluhur të bardhë.

Nga zyra e prokurores në Oran, Maria del Carmen Nunez, është bërë e ditur se disa orë para shpërthimit vetura ishte marrë nga automekaniku, dhe se në ato momente zyrtarja policore ishte ndalur për t a mbushur veturën me naftë në një rrugëtim drejt Buenos Airesit.

Chaparro është vënë në arrest shtëpiak, për shkak se ka refuzuar të dëshmojë në gjykatë. Prej asaj kohë ajo po akuzohet për transportim të narkotikëve.  /Telegrafi/

Exit mobile version