Një burrë që u kidnapuar kur ishte vetëm 4-vjeç nga trafikantët e fëmijëve, është ribashkuar me familjen pas 33-viteve kur vizatoi një hartë që i kishte mbetur si “kujtim” në memorien e tij.
Li Jingwei, 37-vjeç, u rrit në Henan në pjesën veriore të Kinës pasi ishte kidnapuar, por për një asnjë moment nuk e hoqi mendja vendlindjen, transmeton Telegrafi.
Kur mësoi për fëmijët e tjerë të kidnapuar që ishin ribashkuar me familjarë siç ishte rasti i Guo Xinzhen, Jingwei vizatoi një lloj harte dhe shtëpinë e vogël në fshatin ku lindi.
Detajet e hartës që përfshinin shtëpitë e vogla dhe fshatarët duke zier oriz, shumëkush u befasua me këtë. Kështu policia krahasoi hartën që e kishte vizatuar që shfaqte fshatin e tij në Zhaotong. E testet e ADN-së, konfirmuan se Jingwei ishte i biri i një gruaje që kishte raportuar zhdukjen e të birit, me të cilin u ribashkua në natën e ndërrimit të moteve.
Jingwei ishte kidnapuar në vitin 1989 dhe i ishte dorëzuar një familje në Lankao rreth 1,200 milje larg shtëpisë ku lindi. Por ai vizatoi një lloj harte me qëllim që të mos e harroj vendlindjen e tij.
Ribashkimi me familjarët ishte momenti i tij më emocionues ku nuk mund të ndalte lotët e gëzimit, ndërsa kjo ngjarje prekëse është transmetuar drejtpërdrejtë edhe nga mediat kineze. /Telegrafi/