Site icon Telegrafi

Ishte Guardiola ai që refuzoi shkëmbimin Neymar-Bernardo Silva

Sot Le Parisien ka zbuluar një prapaskenë interesante të këtij afati kalimtar, ku shkruhej se PSG është lodhur me sjelljet dhe mungesën e angazhimit të Neymar dhe dëshiron ta largojë.

PSG i ka ofruar shërbimet e 30-vjeçarit Manchester City, por Pep Guardiola ka refuzuar menjëherë mundësinë e afrimit të Neymar.

Klubi francez ka dashur të përfshijë Bernardo Silvan në shkëmbim, por anglezët dhe trajneri spanjoll e kanë mohuar një propozim të tillë.

“Nuk kam ndërmend të zhbalancoj ekuilibrat e skuadrës”, është shprehur Guardiola drejt drejtuesve në lidhje me mundësinë e forcimit të sulmit me Neymar.

Trajneri i njohur tashmë ka afruar sulmues si Erling Haaland dhe Julian Alvarez dhe duket i kënaqur me repartin sulmues.

/Telegrafi/

Exit mobile version