Site icon Telegrafi

Ishte futur në liqen për t’u larë, e sulmon kafsha – shpëton mrekullisht gruaja nga Kolumbia

Ky është momenti shokues kur një kafshë sulmon një grua derisa po lahej në Kolumbi.

Videoja amatore shfaq kafshën duke e sulmuar nga pas gruan, e cila ishte në ujë dhe as që ishte në dijeni se pranë saj gjendej kafsha, transmeton Telegrafi.

Ajo dëgjohet duke qarë derisa kafsha gjigante vazhdimisht e sulmon në pothuajse çdo pjesë të trupit.

Megjithatë ajo arrin t’i shpëtojë më të keqes dhe të del nga liqeni, kurse kafsha kthehet në ujë sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Skenat rrëqethëse janë filmuar në Cienaga në veri të Kolumbisë, ku gruaja e pafat nuk arriti të kënaqet në ujë. /Telegrafi/

Exit mobile version