Portieri Wojciech Szczesny është duke u kritikuar si njëri ndër fajtorët kryesorë për eliminimin e Romës nga Liga e Kampionëve.
Giallorossët pësuan me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese kualifikuese kundër Portos, ndërsa krahas dy kartonëve të kuq, portieri i huazuar nga Arsenali bëri një gabim fatal.
Skuadra italiane ishte duke humbur me rezultat 1-0 dhe luante me nëntë lojtarë, por vazhdonte të mbahej dhe madje rrezikonte në fazën ofensive në kërkim që ta barazojë rezultatin.
Mirëpo, gjatë një kundërsulmi të portugezëve, Szczesny e lëshoi portën duke ia dhënë mundësinë kundërshtarit që ta shënonte golin e dytë gjë që shoi shpresat e romakëve, të cilët në vazhdim pranuan edhe golin e tretë.
(Momentin e golit të dytë mund ta shikoni nga minuta 3:08). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tc65RqJiIg0