Ky është momenti kur “policia e moralit” në Iran të veshur me rroba civile, tentojnë të tërheqin zvarrë dhe ta nxjerrin nga autobusi një grua – vetëm pse nuk kishte pasur mbulesë në kokë.
Videoja e filmuar brenda një autobusi të trafikut urban, shfaq një grua që kishte të zbuluara flokët dhe që ishte “cak” i një grupi i grave të moshuara, që pa u menduar dy herë iu vërsulën, transmeton Telegrafi.
Megjithatë asaj i dolën në ndihmë pasagjeret tjera që mundoheshin ta qetësojnë situatën, pavarësisht që “policet e moralit” tentonin ta tërhiqnin zvarrë dhe ta nxjerrin nga autobusi.
Nuk dihet saktë se ku ka ndodhur kjo ngjarje në Iran, por videoja është shpërndarë në Twitter nga Masih Alinejad, një aktiviste iraniane për të drejtat e njeriut.
“Sot, policet e moralit sulmuan një grua në autobus duke dashur ta arrestojnë vetëm pse i ishin zbuluar flokët”, ka shkruar ajo në Twitter. /Telegrafi/