Kosova është mposhtur në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Spanjollët triumfuan me dy gola diferencë, ku në fund ishte rezultat 3-1 në të mirë të tyre.
Pas ndeshjes Lirim Kastrati ka shkëmbyer fanellën me Dani Olmon, që ishte edhe shënuesi i golit të parë në ndeshje.
Dyshja kanë qenë shok skuadre te gjiganti kroat Dinamo Zagreb, para se spanjolli të bashkohej me RB Leipzig.
“Ishte kënaqësi të të shihja miku im”, ka shkruar Lirim Kastrati në Instagram pasi ka publikuar foton me Olmon.
Nuk ka munguar komenti i spanjollit i cili i tha se i vinte mirë që e pa përsëri yllin kosovar. /Telegrafi/