Telegrafi

“Isha sikur Baresi, Maldini dhe Beckenbauer në një ndeshje” – Berbatov zbulon përballjen e pazakontë që kishe kaluar te Manchester United

Dimitar Berbatov ka thënë se në një ndeshje për Manchester United, kishte bërë rolin e Franco Baresit, Paolo Maldinit dhe Franz Beckenbauer.

Sulmuesi bullgar njëherë ishte stërvitur si mbrojtës në mënyrë që të kuptonte se si ndiheshin mbrapa lojtarëve.

Në një ndeshje ndaj Leeds United, Djajtë e Kuq kishin shfrytëzuar që të tri zëvendësimet dhe mbrojtësi i ri Zeki Fryers kishte pësuar lëndim për t’u larguar nga fusha, andaj Berbatov e kishte zëvendësuar atë.

“Së pari nuk ishin vetëm pesë minuta, por një gjysmë ore”, ka thënë ai duke qeshur në një video live në Instagram.

“Natyrisht se e mbaj mend atë ndeshje. Isha sikure Baresi, Maldini dhe Beckenbauer në një trup”, ka shtuar më tej ai.

Berbatov po ashtu kishte një kohë të mirë edhe te Tottenham Hotspuri, kur luanin së bashku me Robbie Keane, duke ndërtuar një dyshe të frikshme në sulm. /Telegrafi/