Dele Alli është “i zëvendësueshëm” në Tottenham dhe mund të shitet këtë verë ka thënë ish-lojtari anglez i Spursave, Jermaine Jenas.
Duke punuar shumë për të mbledhur lojtarë për një skuadër konkurruese, me kushte të freskëta dhe me lojtarë të rëndësishëm, Spurs po përballen me një luftë të ashpër për të mbajtur yjet e tyre.
Interesimi nga skuadrat e mëdha evropiane po shfaqet në asetet e çmuara, duke bërë që lojtarët e tyre t’i përmbushin ëndrrat diku tjetër.
Ylli anglez, Alli është ndër ata që kanë qenë të lidhur me një lëvizje të madhe parash tek ndonjë skuadër tjetër dhe Jenas beson se 21-vjeçari mund të jetë ndër ata që mund të shiten për të rritur fondet e klubit.
“Nëse unë do të mendoj, do të thosha se Dele Alli mund të largohet”, ka thënë fillimisht ish-mesfushori i Spursave për revistën GQ.
“Unë nuk mendoj se kjo është diçka që fansat e Spursave do të duan të dëgjojnë, sepse ai është një lojtar shumë i popullarizuar”.
“Por, nëse stadiumi i ri ushtron presion financiar në klub, Dele është një lojtar që Spurs mund të zëvendësojnë”.
“Dele është padyshim një lojtar i shkëlqyeshëm dhe jam i sigurt se do të vazhdojë dhe do të luajë për një ekip tjetër të lartë, por në zonën që luan ai është i zëvendësueshëm”, përfundoi Jenas. /Telegrafi/