Site icon Telegrafi

Ish-ylli i Man United rrëfen se si Ronaldo e bindi të qëndrojë edhe pse nuk luajti pothuajse asnjëherë

Juan Mata ka shpjeguar se si Cristiano Ronaldo e kishte bindur të nënshkruante një kontratë të re tek Manchester United edhe pse e dinte se do të qëndronte në bankën rezervë pothuajse gjatë tërë kohës.

Ish-fituesi i Kupës së Botës me Spanjën kishte bërë vetëm nëntë paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’ nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer në një sezon kur Ronaldo kompletoi rikthimin sensacional në ‘Old Trafford’.

Përkundër faktit që u lidh me një largim jashtë Anglisë, Mata pranoi që ta rinovojë kontratën me qëllimin për të punuar me Ronaldon.

“Pas shumë vitesh në klub, do të isha lënduar që të largohesha nëse United pastaj do të fitonte Ligën Premier. Nuk dëshiroja ta humbisja atë moment. Kam ëndërruar që të festojë titullin në ‘Old Trafford’”, ka thënë fillimisht Mata.

Mata shtoi se transferimi i Ronaldos në 2021 e emocioni atë shumë, pasi pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte i njohur për mentalitetin e tij fitues.

Lexo po ashtu Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

“Unë mendoja se do ta fitonim Ligën Premier përsëri. Ai kishte standarde kaq të larta sa që mund të tërhiqte të tjerët pas vetes. Gjithmonë kam menduar se kur vinte minuta e 80-të e ndeshjes, topi duhej të shkonte në këmbët e tij për të fituar”.

“Ai gjithmonë ishte aty në momentet kryesore. Sidoqoftë, rrethanat krah tij e penguan atë që të merrte më shumë minuta në pjesën e dytë të sezonit. Ronaldo është një person shumë më i mirë se sa mendojnë njerëzit”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/

Exit mobile version