Site icon Telegrafi

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Një ish-lojtar i Liverpoolit ka zbuluar se ka biseduar me një lojtar aktual të Manchester United i cili tashmë e di se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit.

Erik Ten Hag është nën presion të madh në ‘Old Trafford’ pas një sezoni të dobët në krye të ‘Djajve të Kuq’.

Kampanja e tyre në Ligën e Kampionëve u shndërrua në makth pasi u eliminuan që në fazën e grupeve.

Në Ligën Premier ata janë momentalisht në pozitën e tetë në tabelë, me 13 pikë mbrapa Aston Villës në pozitën e katërt.

Ish-lojtari i Liverpooli, Jason Mcateer ka zbuluar se ai ka biseduar me një lojtar aktual të Manchester United, i cili tashmë e di se kush do të jetë trajneri i ri i ekipit.

Lexo po ashtu Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

“Unë kisha një bisedë me të të premten, shkova tek ai sepse jetoj pranë shtëpisë së tij dhe kishim një bisede të mirë. Një njeri i mirë, e pyeta atë për fundin e sezonit dhe cili është mendimi i tij”.

“Ai nuk më dha shenja se trajneri aktual do të qëndrojë. Në fakt, ne biseduam për emra të ndryshëm dhe për atë që ai mendon se do të ishte i duhuri”.

Në këtë pikë gazetari ia drejtoi pyetjen: Si reagoi ai kur iu ia përmendët emrin e Thomas Tuchel?

Mcaater tha: Ai buzëqeshi, por nuk ishte ai emri.

Gazetari më pas tha: Mourinho? Dhe Mcaater u përgjigj ‘jo’, gazetari më pas tha ‘Southgate?’

Mcaater më pas pohoi me kokë dhe tha: Po, ai ishte emri. Futbollistët e ndiejnë kur puna e trajnerit është në rrezik dhe për këtë arsye mendoj se gjithçka ka përfunduar./Telegrafi/

Exit mobile version