Telegrafi

Ish-ylli i Ligës Premier dhe Anglisë do të dalë publikisht si homoseksual dhe ta kritikojë mbajtjen e Kupës së Botës në Katar

Një ish-futbollist i Anglisë që planifikon të dalë publikisht si homoseksual, ka kritikuar vendimin për të lejuar Katarin të organizojë Kupën e Botës.

Ish-ylli i Ligës Premier po mendon të diskutojë hapur për seksualitetin e tij në një televizion anglez.

Dhe ai beson se ligjet kundër homoseksualitetit të Katarit duhet ta kishin penguar FIFA-n të organizonte turneun atje.

Një burim tha: “Ai mendon se ishte e gabuar të vendosej se turneu duhet të luhet në Katar kur ata kriminalizojnë marrëdhëniet seksuale të homoseksualëve”.

“Natyrisht që Anglia do të marrë pjesë, por ai nuk i fajëson ata”.

Ai është i kënaqur të shohë se skuadra aktuale do të mbështesë lëvizjen LGBTQ dhe kapiteni Harry Kane do të mbajë shiritin me ngjyrat e ylberit.

“Ai shpreson se do të ketë shumë akte proteste atje kundër Katarit ndaj homoseksualizmit”.

Vendimi për të organizuar Kupën e Botës, e cila do të nisë muajin e ardhshëm, në vendin që është kryesisht i banuar me mysliman, ka ngjallur zemërim nga aktivistët LGBTQ lidhur me të dhënat e tmerrshme të të drejtave të njeriut.

Katari gjithashtu është sulmuar për vdekjen e punëtorëve migrantë që ndërtonin stadiume futbolli. /Telegrafi/