Site icon Telegrafi

Ish-ylli i Bayernit takohet me presidentin e Vëllaznimit (Foto)

Vëllaznimi sezonin e ardhshëm do të bëjë garë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra gjakovare ditë më parë ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Gojanin.

Drejtuesit e ekipit janë në kërkim e sipër të një trajneri dhe në mesin e tyre po konsiderohet edhe ish-ylli i Bayern Munichut, transmeton Telegrafi.

Kryetari i ekipit kuqezinj Shkëlzen Gashi sot ka pasur një drek pune me Mario Baslerin.

Nuk dihet se deri ku kanë mbërritur bisedimet, por raportohet se te dyja palët kanë arritur një para-marrëveshje. /Telegrafi/

Exit mobile version