Telegrafi

Ish-ylli i Bayernit, Hamann: Nuk mund të shoh ndonjë ndryshim te Coutinho

Philippe Coutinho (Foto: FC Bayern English/Twitter)

Dietmar Hamman ka kritikuar Philippe Coutinhon për formën e tij dhe ka thënë se nuk po sheh ndonjë ndryshime te mënyra se si luan.

Mesfushori brazilian që në këtë verë u huazua te Bayern Munichu nga Barcelona për një sezon, ka startuar me një formë mesatare në Allianz Stadium.

Për paraqitjet e tij, ish-mesfushori i skuadrës gjermane Hamann e ka kritikuar 27-vjeçarin duke i thënë se nuk po përmirësohet.

“Ai është në huazim për një vit, ka luajtur disa ndeshje për Bayernin dhe unë ende nuk mund të shoh ndonjë zhvillim te ai”, ka thënë ai për Sport.

Lexo po ashtu Bayerni vendos për Coutinhon, braziliani do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit gjerman

“Çfarë më acaron më së shumti mua është kur një lojtar nuk është produktiv. Nëse ai e humbë topin, atëherë duhet të vrapojë dhe ta fitojë atë, të luftojë për skuadrën për 90 minuta”, ka shtuar më tej Hamann.

Coutinho ka zhvilluar deri më tani 13 paraqitje për Bayernin dhe nuk është as afër formës fantastike që e kishte te Liverpooli. /Telegrafi/