Trajner gjerman i futbollit, Markus Anfang, është përjashtuar të mërkurën nga futbolli për një vit dhe është gjobitur me 20,000 euro (22,564 dollarë) pasi pranoi se kishte përdorur dokumente false për të pretenduar se ishte plotësisht i vaksinuar kundër Covid.
Markus Anfang u shkarkua nga klubi i kategorisë së dytë Werder Bremen nëntorin e kaluar pasi u zbulua se ai dhe ndihmësi i tij, i cili gjithashtu u shkarkua, kishin përdorur certifikata të falsifikuara.
Dyshja kishin tentuar gjithashtu të mashtronin autoritetin shëndetësor vendas për të shmangur karantinën si raste kontakti.
Ish-asistenti i Anfang, Florian Junge, gjithashtu është përjashtuar me 10 muaj dhe është gjobitur me 3000 euro nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB).
NEW: A 1-year coaching ban issued by the DFB to ex-Bremen coach Markus Anfang for using a falsified vaccination certificate. 10 month ban for his assistant Florian Junge & both bans retroactive to 20 Nov, 2021. Fines issued are 20,000 & 3,000 Euro respectively.
— Derek Rae (@RaeComm) January 26, 2022
Siç dyshja rrëfyen, ndalimet e tyre wshtw në provë për t’ia mundësuar atyre të jenë trajner sezonin e ardhshëm.
Sipas deklaratës së DFB-së, Anfang dhe Junge “secili morën një certifikatë vaksinimi të falsifikuar në verën e vitit 2021, e cila i identifikonte gabimisht si “të vaksinuar dy herë kundër koronavirusit””.
Ata i dorëzuan certifikatat false Werder-, në mënyrë që nga fillimi i vjeshtës e tutje të mos merrnin më pjesë në programin e rregullt të testimit të klubit. /Telegrafi/