Trajneri Marjan Ilievski ka shkruar historinë sërish, duke triumfuar me ekipin e tij Blokotehna edhe në këtë edicion në Ligën Ballkanike.
Në finale skuadra e tij e ka mposhtur Teutën e Durrësit.
Tekniku maqedonas është zgjedhur trajneri i vitit nga BIBL, duke dëshmuar kështu edhe njëherë që është njëri ndër teknikët më të mirë në rajon.
Ilievski kishte triumfuar edhe me Prishtinën kompeticionin e Ligës Ballkanike në edicionin 2014/15 për herë të parë në histori.
Nga viti 2017 është pjesë e klubit maqedonas Blokotehna.
Si ndër më të mirët ishte edhe ish qendra e Pejës dhe Bahkimit, Endrit Hysenagolli, që tani luan te Teuta. /Telegrafi/
MVP i Finales: Brandon Penn nga Blokotehna
Lojtari i sezonit: Danilo Mijatovic nga Blokotehna
Mbrojtësi më i mirë: Conner Frankamp nga Beroe
Sulmuesi i vitit: Danilo Mijatovic nga Blokotehna
Qendra e vitit: Endrit Hysenagolli nga Teuta
Lojtari më i mirë evropian i vitit: Danilo Mijatovic nga Blokotehna
Lojtari më i rëndësishëm i vitit: Conner Frankamp nga Beroe
Trajneri i vitit: Marjan Ilievski nga Blokotehna
Pesëshja më e mirë
PG: Conner Frankamp nga Beroe
PG: C.J. Wilson nga Teuta
G: Daishon Knight nga Mornar Bar
F/C: Danilo Mijatovic nga Blokotehna
C: Endrit Hysenagolli nga Teuta