Site icon Telegrafi

Ish-trajneri i Man United zbulon arsyen pse Amad Diallo nuk mori shumë minuta nga Ten Hag

Një ish-trajner i Manchester United i cili ka punuar nën urdhrat e Erik Ten Hag ka zbuluar arsyen pse Amad Diallo nuk ka pasur aq shumë hapësira në drejtimin e tij. 

Që prej se Ruben Amorim mori drejtimin e Unitedit në nëntor, Amad ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor të ‘Djajve të Kuq’. 

Në nëntë ndeshje të zhvilluara, 22-vjeçari ka luajtur si titullar në gjashtë prej tyre dhe ka kontribuar në tetë gola të shënuar. 

Forma e tij e mirë ka bërë tifozët të mendojnë pse Ten Hag nuk e përdori aq sa duhet atë. 

Pasi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të muajit gusht tek Unitedi, Amad arriti që të luante vetëm 90 minuta para se të shkarkohej Ten Hag. 

Duke folur së fundmi në Podcast and Chill Network, ish-trajneri i Unitedit, Benni McCarthy, i cili punoi së bashku me Ten Hag, zbuloi arsyen pse Diallo nuk u përdor aq shumë. 

Lexo po ashtu Ruben Amorim me ‘dorë të hekurt’ - vendos në shitje dy yjet e Man United

“Mendoj se kur u vendosëm taktikisht, trajneri ndjeu se Antony ishte lojtari më i mirë për punën të cilën po e kërkonte, sepse natyrisht e njihte Antonyn nga Ajaxi”. 

“Kështu që ai investoi në të dhe klubi e mbështeti, kështu që natyrisht ai e ka mbështetjen e lojtarit që e solli, investimit të tij”, ka thënë McCarthy.  

Deri më tani në sezonin 2024/2025, Amad ka arritur të shënojë pesë gola dhe të dhurojë tetë asistime në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha garat./Telegrafi/

Exit mobile version