Një pretendent surprizë për punën e trajnerit te Kombëtarja e Anglisë është shfaqur pas humbjes dëmtuese 2-1 të së enjtes mbrëma ndaj Greqisë – dhe kjo mund të ketë implikime të mëdha për Manchester Unitedin.
Menaxheri i përkohshëm Lee Carsley u kritikua shumë pasi vendosi të eksperimentonte në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Në vend që të zëvendësonte të dëmtuarin Harry Kane me një sulmues të profilit të njëjtë, Carsley futi në fushë tre mesfushorë sulmues – Jude Bellingham, Phil Foden dhe Cole Palmer – si dhe Bukayo Saka dhe Anthony Gordon për të siguruar gjerësi.
Pas vërshëllimës së fundit, ai u kritikua më tej pasi pranoi se në stërvitje kanë punuar në këtë sistem “për 20 minuta”.
Nuk u ndal me kaq. Në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, trajneri i përkohshëm më pas konfirmoi se nuk synon ta mbajë pozitën si trajner i ekipit të parë, duke thënë se shpreson të rikthehet te ekipi U-21.
Tani, në një kthesë të papritur, sipas Christian Falk të Bild, duket se Thomas Tuchel mund të jetë në linjë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë.
Besohet se ish-trajneri i Chelsea dhe Bayern Munich është aktualisht në negociata për të marrë rolin e lënë nga Gareth Southgate.
✅ Thomas Tuchel is negotiating for the position as national coach of England @welt @BILD_Sport pic.twitter.com/pHhc62rI1O
— Christian Falk (@cfbayern) October 11, 2024
Tuchel është një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Erik ten Hag nëse holandezi lirohet nga detyrat e tij në Manchester United, por ky zhvillim i fundit mund të dëmtoj planet e Unitedit.
Unitedi foli me një numër kandidatësh të profilit të lartë gjatë një rishikimi strategjik këtë verë, duke përfshirë Mauricio Pochettino, Marco Silva dhe Thomas Tuchel, i cili më parë ishte ‘i pari në radhë’ për të marrë detyrën.
Në fakt, emri i Tuchel është përhapur sërish kohët e fundit, por këtë javë u raportua se ish-trajneri i Borussia Dortmundit nuk është kontaktuar nga United për këtë rol. /Telegrafi/