Site icon Telegrafi

Ish trajneri i Anglisë sulmon keq Januzajn

Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Harry Redknapp, ka folur mbi dështimin e Adnan Januzajt.

Në fakt, i pyetur për talentin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford, Redknapp pati rezerva, duke theksuar që edhe ai mund të përfundojë si Januzaj.

“Është herët për të folur për Rashford. Shikoni Adnan Januzajn. Ai dukej si njëri ndër talentët më të mëdhenj që e kishim parë prej vitesh. Të gjithë e quajtën gjeni dhe të gjithë kërkuan që Unitedi t’ia vazhdojë kontratën, për të mos e humbur për asgjë”, deklaroi fillimisht Redknapp, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mirëpo, ai zhduk, duke u huazuar fillimisht te Dortmundi, me trajnerë që e quajtën dembel dhe të pa interesuar”, shtoi Redknapp.

Pikërisht pas paraqitjeve të dobëta këtë sezon, Januzaj pritet të largohet nga “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të verës.

Exit mobile version